Brenda rezidencës 40 milionë dollarëshe të Jennifer Lopez-it (FOTO LAJM)

Është e vështirë të mendosh që Jennifer Lopez është 51-vjeçe.

Pamja e saj është rezultat i dhjetëra orëve në palestër, ushqime të larmishme me vitamina e proteina dhe një trajtim bimor i trupit. Mirëpo për të realizuar të gjithë këto gjëra nevojiten para dhe ambiente, të cilat këngëtarja duket se i ka. Si për të dëshmuar forcën e saj financiare, ajo dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez kanë blerë një rezidencë në ishullin Star në Miami, për plot 40 milionë dollarë.

Shtëpia luksoze ka 10 dhoma gjumi, 12 banjo, pishinë të madhe dhe pamje panoramike. Kopshti i rezidencës ka një vaskë të nxehtë, shatërvan dhe tapet prej bari. Ndërkaq nuk dihet ende se kur Jennifer dhe Alex do ta konkretizojnë me martesë dashurinë e tyre. Ajo që dihet është që ato momentalisht janë tejet të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Shtuar më 17/08/2020, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori