Ministria e Jashtme e Iranit thirrje Shqipërisë: Korrigjoni gabimin, MEK kërcënim për sigurinë tuaj

Zëdhënësi i minsitrisë së Jashmtë të Iranit,  Nasser Kana’ani ka reaguar pas operacionit të zhvilluar ditën e djeshme nga policia shqiptare në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

Kana’ani, përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se muxhahedinët do të jenë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë, duke i cilësuar ato si terroristë.

Ai është shprehur se kjo ka qenë edhe arsyeja që qeveria i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin, ndërsa bën thirrje që Shqipëria ta marrë seriozisht kërcënimin.

Postimi në Twitter

Sipas lajmeve të publikuara, mëngjesin e 20 qershorit, policia shqiptare ka hyrë në kampin Ashraf për një inspektim në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë. Shkak i këtij veprimi është bërë kryerja e akteve kriminale dhe terroriste nga muxhahedinët në Shqipëri.

Autoritetet përkatëse të Shqipërisë njoftuan sekuestrimin e një sërë sistemesh elektronike dhe dronësh që muxhahedinët përdornin për të gjurmuar dhe drejtuar veprimet e tyre terroriste dhe thanë se ata shkelën marrëveshjen e vitit 2014 me Shqipërinë me veprime terroriste dhe kibernetike.

Muxhahedinët do të jenë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e ushtrisë së tyre për shkak të natyrës së tyre terroriste.

Për këtë arsye, qeveria irakiane i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin. Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj.

Çfarë ndodhi dje në MEK?

Policia e Shtetit zhvilloi dje një kontroll të gjerë në kampin e Muxhahedinëve të MEK në Manzë të Durrësit pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Tiranës. Gjatë kontrollit pati pëplasje mes policisë dhe muxhahedinëve në kamp, të cilët rezistuan për të dhënë dokumentacionin e kërkuar si edhe hapjen e të gjitha ambienteve.

Nga përplasja dhe përdorimi i gazit lotsjellës pati edhe një të vdekur si edhe disa të lënduar, ndërsa në kamp ka shkuar edhe një prokuror nga Prokuroria e Durrësit për të hetuar rrethanat e humbjes së jetës së muxhahedinit. Paraprakisht dyshohet se ia ndërroi jetë nga infarkti.

Ndërkohë, mësohet se nga kontrollet në kamp janë gjetur edhe servera, nga të cilët dyshohet se janë kryer sulme kibernetike. Nuk ka ende të dhëna nëse sulmet kanë qenë brenda vendit apo kanë shënjestruar vende të tjera.

Në një reagim të mëvonshëm Ministria e Brendshme tha se muxhahedinët kishin shkelur marrëveshjen pasi ata janë këtu vetëm për strehim dhe qëllime humanitare dhe jo për të kryer veprimtari të tjera. Pritet që në orët në vijim të jepet një informacion i detajuar nga Policia e Shtetit në lidhje me dyshimet e forcave të rendit dhe ecurinë e këtij operacioni./Albeu.com.


Shtuar 21.06.2023 13:41