Brenda ditës zhduken 2 persona në Shëngjin dhe Durrës, policia jep detaje
Një i ri ka humbur në plazhin e Shëngjinit para pak orës, ndërkohë në Durrës një tjetër ka humbur kontaktet me miqtë e tij me të cilët shoqërohej në Durrës pasditën e sotme.

Sipas njoftimi të Policisë, në plazhin e Shengjinit, tek ‘Rana e Hedhur”dyshohet se është mbytur, shtetasi E.M.,18 vjeç, banues në Krujë

Bëhet me dije se në vendngjarje janë angazhuar shërbimet e Policisë në DVP Lezhë,Policia Kufitare si dhe Polumbarë të Reneas

Mësohet se kanë qenë familjarët e viktimës ata të cilët kanë denoncuar rastin në polici duke u shprehur se djali i tyre është futur në det dhe më nuk e kanë parë.

Ndërkohë sa i përket 31-vjeçarit të zhdukur në Durrës, për të cilin Faxëeb.al ka mësuar se quhet Donald Molla, banues në Skrapar, Policia njofton se dyshohet të jetë mbytur në det.

Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht në gjetjen e këtij shtetasi.
Shtuar më 23/06/2019, ora 21:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori