Një nënë 50-vjeçare është arrestuar disten e sotme në
Kukës pasi braktisi
vajzën e saj të
mitur në Kosovë.
Policia arriti që ta gjente
vajzën 17-vjeçare, e cila është rikthyer në Shqipëri.
Njoftimi i policisë
Kukës/ Procedohet penalisht një shtetase, për veprën penale “Braktisja e të miturit”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP
Kukës proceduan në gjendje të lirë shtetasen Sh. B., 50 vjeçe, banuese në
Kukës. Procedimi ndaj saj filloi pasi ka braktisur në Kosovë, vajzë e saj të
mitur 17 vjeçe. Falë bashkëpunimit të DVP
Kukës dhe Policisë Kufitare Morinë me Policinë e
Kosovës është bërë i mundur lokalizimi, gjetja dhe kthimi i 17-vjeçares në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Kukës, për veprime të mëtejshme. Polica e Kukësit apelon për të gjithë shtetasit që të mos braktisin fëmijët në vende të tjera, për asnjë lloj arsyeje, pasi për çdo rast do identifikohen dhe ndëshkohen personat përgjegjës.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 12:54