Braktisi mjetin me 30 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 25 vjeçari
Policia ka goditur një tjetër rast të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Blutë e Korçës kanë arrestuar një të ri 25-vjeçar, që transportonte 30 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.

I riu është identifikuar si Renato Çela nga Fushë-Maliqi.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me patrullat e “Frontex”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se përgjatë aksit rrugor Devoll-Maliq, me një mjet furgon tip “Ford” do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën, kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit dhe janë vënë në ndjekje të tij. Forcat e Policisë, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda të cilit janë konstatuar 30 emigrantë të paligjshëm”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Shtuar më 18/10/2020, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori