Çfarë është dhe për çfarë shërben ashendenti në astrologji

Ashendenti luan një rol të rëndësishëm në fushën astrologjike dhe në karakterin e një personi. Nëse të gjithë e dinë çfarë shenje horoskopi kanë, pak e njohin ashendentin e tyre.

Ashti si shenjat, janë 12 ashendentë pasi edhe ata janë shenja astrologjike. Për ta llogaritur duhet të dini saktësisht datën, vendin dhe orën e lindjes. Një person që ka lindur për shembull më 10 nëntor në orën 7:53 në Tiranë, nuk ka të njëjtin ashendent me një tjetër që ka lindur po më 10 nëntor, në Tiranë, por në orën 18:13, madje as me një që ka lindur më10 nëntor në orën 7:53, por në Londër. Minutat kanë shumë rëndësi. Nëse nuk e dini saktësisht orën e lindjes, vendosni një orë të përafërt por jo me diferencë më shumë se 15-30 minuta. Ashendenti ndryshon gati çdo 2 orë, në mënyrë që të 12 shenjat astrologjike të përfaqësohen secila brenda një dite.

Shumë astrologë thonë se në të vërtetë ashendenti mund të duket saktësisht rreth moshës 40 vjeçare. Ai tregon shumë për karakterin e madje sa më shumë plakemi aq më shumë rëndësi merr shenja që kemi ashendent. Kjo është arsyeja pse mund të mos e gjejmë veten të përfaqësuar tek shenja astrologjike, por ta gjejmë tek ashendenti që kemi.

Ashendenti na jep mjaft informacione për personalitetin dhe është një nga çelësat që na ndihmon të njohim e të kuptojmë më mirë vetveten si për shembull: pamjen fizike, karakterin që te tjerët na e shohin në shikim të parë, sjelljen që kemi, informacione mbi shëndetin, mënyrën sesi reagojmë në situata të ndryshme, etj. Me pak fjalë ashendenti tregon pjesën e jashtme dhe atë të dukshmen e personalitetit të gjithkujt.


Shtuar 15.09.2023 11:15