Tymi i zi pushton zonën, shkrumbohet nga flakët makina në Astir

Një makinë është shkrumbur nga zjarri në Astir, ngjarje e ndodhur vetëm pak minuta më parë. Zjarrëfikësit kanë mbërritur me urgejncë në vendngjarje ndërkohë që tymi i zi ka bllokuar tërë zonën.

Ngjarja ka ndodhur në urën që lidh zonën e Komunës së Parisit me Astirin.

Mësohet se automjeti është shkrumbuar totalisht dhe në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja.

Burime bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz dhe bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.10.2021, rreth orës 16:40, në segmentin e Unazës së Madhe, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në levizje mjeti me drejtuese shtetasen Ç. A, 32 vjeçe, ku ka vetëm materiale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

 

 


Shtuar 29.10.2021 17:00