Braçe: Lista e të përgjuarve s'është e saktë, Fevziu ngriti një alibi si ajo e Berishës
Me anë të një statusi të postuar në rrjetin social Facebook, deputeti Erion Braçe thekson se lista e të përgjuarve që u publikua dje në emisionin "Opinion", nuk është e plotë dhe e saktë. Ai citon se krimi i përgjimeve do të ndëshkohet dhe nuk do shpëtojë askush.

"Nga gazetat po mësoj për emisionin mbi përgjimet të B.F dje;

Dua tu them dy gjëra:

E para,
Lista e të përgjuarve jo vetëm që nuk është e plotë, por edhe nuk është e saktë!!

Eshtë i pa informuar apo ka zgjedhur të jetë politikisht i rremë, këtë nuk e di, por është zgjedhje e tij.

Natyrisht, zgjedhje në funksion të alibisë së poshtër që paska patur i gjithë emisioni.

E dyta,
Alibia
"Kundërshtarët e Berishës nuk janë përgjuar, por ata kanë folur me kriminelë që kanë qënë në përgjim"

Është më e ndryrë se vetë përgjimi.
Por,
As që prisja ndonje gjë tjetër veç kësaj.

Ka ndodhur një krim, janë shkelur ligje, thjesht nga paranoja e Berishës në kulm të pushtetit të tij.

Ky krim ndëshkohet dhe natyrisht nuk ka për të shpëtuar kush nga ndëshkimi!!", shkruan Braçe. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2014, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori