Braçe ‘kapet’ me Berishën e Bashën pas denoncimit ndaj Lleshajt
Pas padisë që Partia Demokratike bëri ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Llleshaj, ka ardhur një reagim nga zv.kryeministri Erion Brace.
Braçe shprehet se po qe puna që janë përdorur mjete të helmimit masiv gjatë protestës, atëherë Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të hetohen për blerjen e tij.

“Nëse Policia e Shtetit ka përdorur mjete të helmimit masiv, atëherë Sali Berisha dhe dora vetë Lulzim Basha duhen kallëzuar për blerje të mjeteve të helmit masiv. Përgjegjësia politike pastaj është e përbashkët: Kur i blenë vendosën bashkë PD-LSI në qeveri të helmonin masivisht. Kur budallai nuk di çfarë bën!! Faturat e blerjeve, hyrjeve në magazinë etj, i kam unë!”, shkruan Braçe. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori