Braçe: E nxorrën! Nuk mund t'a mbanin dot më!
Pëlqej
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka reaguar pas vendimit të dhënë për Ardian Fullanin, ku u caktua masa "arrest shtëpie".

Me anë të një postimi të bërë pak minuta më parë në rrjetin social Facebook, ai e cilëson si një turp dhe se kjo vetëm drejtësi nuk mund të quhet:

"E nxorrën!!

Nuk mund ta mbanin dot më!!

Kjo është gjykata në Shqipëri;

Inspektorin e Përgjithshem e lanë në burg, inventarizuesit e parave të vjedhura që nuk zbuluan vjedhjen i liruan, njeriun që i emerojë inventarizues të parave të vjedhura që nuk u zbuluan, sërish e liruan!!

Turp e faqja e zezë!!

Kjo vetëm drejtësi nuk është!!

Kjo është kështu:
Kush ka shokë me pushtet politik, mediatik, ekonomik, kush ka pjesë në Gjykatën e Lartë, në fund-kush ka para pa hesap, del nga burgu!! Kush është i lidhur me të, del nga burgu!! Të tjeret jo!!

Ky është pushteti real në këtë vend!!", përfundon ai. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori