Kamioni del nga rruga në Tiranë, lëndohet drejtuesi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonëm e Fushë Prezës një kamion ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi është lënduar, duke përfunduar në spital.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Më datë 18.02.2023, në Fushë-Prezë, shtetasi F. L., 50 vjeç, duke drejtuar mjetin (kamion), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, 50-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 18.02.2023 23:06