"Boss-i" i heroinës në laboratorin e Hasit përfundon në spital
Hekuran Hoxha apo siç njihej ndryshe me nofkën "Roni i Shijakut, mësohet se është dërguar me urgjëncë në spital.

Sipas informacioneve, 48 vjeçari ka probleme me zemrën dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në QSUT.

Kujtojmë se mbi Hoxhën rëndojnë akuza si ajo e porositësit të lëndës narkotike, heroinë në laboratorin e Hasit, me qëllim trafikimin në vendet e BE-së.

Ndërkohë, Krimet e Rënda pritet të caktojë ndaj tij masën e sigurisë ditën e sotme. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori