Bosnja dhe Hercegovina i ofron Serbisë Republikën Serbe dhe 4 komunat veriore serbe të Kosovës
Milorad Dodik, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, ka folur sërish për çështjen e Kosovës.

Ai ka thënë dje për mediat serbe se një prej opsioneve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është që katër komunat e veriut të Kosovës, siç thotë ai, “t’i mbesin Serbisë”, ndërsa Republika Serbe e Bosnjë dhe Hercegovinës të bëhet pjesë e Serbisë.

“Nëse kjo është zgjidhja, unë nuk jam larg saj”, ka shtuar Dodik.

“Lufta në BeH nuk është më e mundur, por një vendim për pavarësinë e Republikës Serbe është i mundur,” i tha ai për TV Prva, para takimit me përfaqësuesit e shtetit serb në Beograd, transmeton lajmi.net

I pyetur se çfarë mendon për idenë që të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor të zgjidhjen në pako, Dodiku tha se çështjet e Republikës Serbe dhe të Kosovës janë të lidhura, sepse “faktikisht janë çështje të popullit serb”.

“Çështje primare shtetërore e Serbisë është Kosova, por çështje primare nacionale është Republika Serbe sepse në të jetojnë 1 milion serb”, deklaroi Dodik.
Shtuar më 22/09/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori