Pacolli pritet të mbërrijë në Prishtinë pas pak minutash

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, pas pak minutash, pritet të aterojë në Aeroportin Ndëkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosovën nga kabineti i Ministrit në detyrë të Infrastrukturës Lumir Abdixhiku.

Nuk dihet akoma nëse i pari i AKR-së do të futet në karantinë dyjavore, ashtu siç është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të rregulloreve për pandeminë, ose jo.

Klan Kosova do t’iu mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet lidhur me këtë temë që ka bërë shumë bujë ditëve të fundit.


Shtuar 30.04.2020 15:48