Borë në Tiranë? Ulen ndjeshëm temperaturat
Në një lidhje telefonike sinoptikania Adiola Bani ka thënë se ditën e nesërme pjesa më e madhe e territorit do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës.

Bani tha se duke nisur nga sot pasdite do ketë reshje bore në zonat veriore dhe në jug.

Sa i përket kryeqytetit, sinoptikania u shpreh se nuk o ketë reshje bore, ndërsa duke nisur nga e hëna pasdite do ketë një rritje graduale të temperaturave, transmeton ‘News24’.


“Në fakt duke filluar nga dita e sotme kemi pasur reshje më shumë të fokusuar në zonat malore dhe në jug. Reshjet do jenë edhe ditën e nesërme në pjesën më të madhe të vendit. Në Tiranë nuk do i shijojmë reshjet e dëborës fatkeqësisht. Temperaturat e ulëta pritet të vijojnë deri të hënën. Nga e hëna në mesditë do kemi një rritje graduale të temperaturave dhe muaji shkurt do të mbyllet i tillë. Muaji mars pritet të jetë i ngrohtë”- tha sinoptikania.
Shtuar më 22/02/2019, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori