Bora izolon Dibrën, këto janë zonat kritike
Gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm në Dibër kanë vijuar reshje të dëndura të dëborës.

Situata në këtë zonë është mjaftë e rënduar, pothuajse që nga dhjetori i vitit që lamë pas.

Dëbora e rënë orët e fundit mësohet se ka sjellë probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve ndërsa disa fshatra janë të izoluar dhe pa energji elektrike.

Nga të dhënat mësohet se trashësia e borës në njësinë administrative Lurë arrin në 40 cm, ndërsa probleme me energjinë kanë; Kalaja e Dodës, Ostreni, Selishtë dhe Trebisht. Ndërkohë, punonjësit e OSHEE ndodhen në terren, ndërsa po punojnë për riparimin e energjisë elektrike. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2019, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori