Bora bllokon qarkullimin e automjeteve në Llogora (VIDEO)
Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit i lanë vendit atyre të dëborës në Qafën e Llogorasë.

Dëbora nisi pasditen e së hënës dhe brenda një periudhe të shkurtër, aksi rrugor u bë i pakalueshëm për automjetet.

Mësohet se borëpastrueset janë nisur për të bërë hapjen e rrugës në këtë aks që lidh Vlorën me zonat e tjera jugore.
Shtuar më 23/12/2019, ora 19:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori