Bonnie dhe Cloudy në jetën reale, kapet shqiptari dhe e dashura e tij
Një shqiptar i cili vidhte nëpër apartamente sëbashku me të dashurën e tij është dënuar nga drejtësia italiane me 3 vite burg dhe 1 mijë euro gjobë një shqiptar.

Shqiptari Anton Ndreka 42 vjeç u arrestua në shkurt të vitit të kaluar së bashku me partneren e tij italiane, ndërsa masa e sigurisë për këtë të fundit pritet të jepet më 21 janar.

Sipas mediave italiane shqiptari akuzohet për grabitjen e 5 apartamenteve mes të vitit 2014 dhe tetorit 2017 dhe synonte kryesisht bizhuteritë me vlerë.

42-vjecari dhe e dashura ndiqnin gjithnjë të njëjtën taktikë, gjë që i bëri të identifikueshëm për policinë. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2018, ora 20:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori