Video me afera seksuale para zgjedhjeve, këshilltari i Metës paralajmëron skandale…
Vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe tensionet politike sa vijnë dhe shtohen duke rrezikuar procesin.

Por këto zgjedhje nuk do të kalojnë pa surpriza pasi pritet të
ndodhë skenari maqedonas me shpërthimin e bombave, të ngjashme me ato të Zaevit për keqpërdorimet dhe abuzimet e politikanëve shqiptarë.

Këtë e deklaroi analisti shqiptar Lorenc Vangjeli në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Burime për “INA” thotë se, gjatë fushatës zgjedhore do të publikohen video materiale, të cilat do të kompromentojnë rëndë politikanët shqiptarë të përfshirë në skandale korruptive, abuzive e seksuale.

Kujtojmë se situata politike në vend nuk paraqitet e qetë, pas protestë së opozitës të nisur prej 18 shkurtit, bojkotit të Kuvendit nga ana e saj, si dhe ndryshimeve më të fundit në kabinetin e Qeverisë Rama./albeu.com/

Shtuar më 14/03/2017, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori