"Bomba" në Durrës: Pjesëmarrje minimale në votime, dalin shifrat
Qëndrat e votimit në Durrës janë thuajse bosh. Kështu u shpreh në një deklaratë për shtyp kreui PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferaj duke dhënë edhe shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime deri në orën 12:30.

Sipas Xhaferajt, pjesëmarrja në KZAZ-në nr.21 është 5.7 %; në KZAZ nr.22, 7.1 5; në KZAZ nr.23, 9.5 5 dhe në KZAZ nr.24, 8.4 5.

Xhaferaj falenderoi qytetarët për dhënien e një mesazhi të fortë ndaj asaj që ai i quajti regjimi i bandave.

"Mirënjohje dhe vlerësim për qytetarët për braktisjen që po i bëjnë regjimit. Me këtë qendrim të sotmin, i riu, pensionisti, arsimtari, infermieri, studenti etj., dhanë një mesazh të qartë se nuk pranojnë të shfrytëzohen dhe orientohen prej bandave. Ne jemi prezent në çdo qendër votimi dhe regjistrojmë gjithçka. Gjithashtu i falenderoj punonjësit e shërbimit publik që kanë kurajo për t'i dhënë informacione vëzhguesve të ODIHR për presionin që po u bëhet", tha Xhaferaj. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori