"Bomba" e gazetarit: "Spiunët turq në operacione sekrete, puç ndaj Greqisë"
“Agjentë sekretë turq po rrisin operacionet e tyre klandestine në Greqi”. Alarmin e ka lëshuar ish-kryeredaktori i gazetës “Zaman” në versionin anglisht, Abdullah Bozkurt. Ai ka postuar në faqen e tij në “Twitter” paralajmërimin për rritjen e operacioneve nga agjentët sekretë turq, transmeton "Panorama".

Ai në postimin e tij i referohet burimeve se një numër spiunësh turqGreqi po përshkallëzojnë rritjen e paqendrueshmërisë sociale në shtetin fqinj.

Sipas tij po rritet numri i emigrantëve që zbarkojnë në brigjet e tyre. Gazetari thotë se ky është skenar i përgatitur nga Ankaraja si sulm ndaj Greqisë.

Më tej gazeta citon korrespondenten në Athinë të britanikes “The Guardian”, Helena Smith, e cila raporton se tensionet mes Ankarasë dhe Athinës janë shtuar në prag të referendumit të Turqisë në prill.

Kujtojmë gjithashtu se në kulmi e tensioneve mes dy vendeve Athina pati reagim të prerë, teksa paralajmëroi Turqinë se do të përgjigjet ashpër nëse i kërcënohet sovraniteti.

“Forcat e Armatosura Greke janë gati që t’i përgjigjen çdo provokimi”, tha ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos. “Ne jemi gati, sepse kështu mbrojmë paqen”, tha pak kohë më parë Kamenos./Panorama/
Shtuar më 29/03/2017, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori