Është fshehur apo ekzekutuar Ervis Martinaj, pse hesht policia? Artan Hoxha zbardh fakte të reja mbi misterin

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është rikthyer të flasë sërish për misterin që ka përfshirë historinë e Ervis Martinajt.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka theksuar edhe njëherë se Martinaj është tradhtuar dhe është dorëzuar tek persona të veshur me uniforma policie.

I pyetur se përse hesht policia, Hoxha tha se heshtja e autoriteteve është e qëllimshme.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Pse nuk flet policia?

Hoxha: Policia ka një hetim por ata nuk mund të flasin për hetim. Për mua është vija e demarkacionit e një dekada. Heshtja e autoriteteve është bërë qëllimisht. Kur flas për ngjarjen unë kam parasysh që kam qenë dhe kam folur dhe me njerëzit e tij.

Fevziu: Ti anon nga faktet?

Hoxha: Unë anoj nga faktet dhe faktet nuk i ka policia dhe prokuroria. Kemi të bëjmë me një ngjaje që shënjon një vijë demarkacioni.