Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Bomba bërthamore B61, përgjigja e mundshme e Trump ndaj Kim Jong Un (FOTO LAJM)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke menduar edhe zgjidhjet përmes ndërhyrjeve ushtarake në Korenë e Veriut për të parandaluar regjimin diktatorial të Kim Jong Un që të sulmojë bazat e saj në zonë apo edhe aleatët si Korenë e Jugut dhe Japoninë, shkruan Albeu.com.

Ekspertët e sigurisë janë duke analizuar mundësitë e sulmit ndaj shtetit komunist duke vlerësuar se për të mund të përdoret edhe bomba taktike bërthamore B16, e cila përbën edhe arsenalin më të madh bërthamor të SHBA-ve.

Çfarë është B16?
Ajo përbën numrin më të madh të mbushjeve bërthamore që kanë SHBA-të dhe është zhvilluar gjatë viteve '70. Ka madhësi të ndryshme dhe shquhet për precizionin e lartë në objektiv, shkruan Albeu.com.

Bomba B16 është 320 kg e rëndë dhe rreth 3.56 metër e gjatë dhe ka një diametër 33cm.

SHBA-të kanë rreth 3 150 bomba të tilla dhe ato mund të transportohen nga avionë të ndryshem si B-2, B-52, F-15, F-16 apo avionët e fundit F-22 Raptor. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori