Humb kontrollin e motoçikletës në aksin Shkodër-Tiranë, plagoset 61-vjeçari

Një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkodër-Tiranë”, në fshatin Beltojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:45.

Sipas policisë shtetasi L. V., 61 vjeç, duke lëvizur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Albeu.com.


Shtuar 9.01.2023 08:48