“E ke me të dëgjuar nga TV”, Rama mohon dhunën e policisë ndaj qytetarëve (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në dritë dielli, policia pati përplasje me qytetarët që protestuan për Teatrin dhe një pjesë të tyre madje i dhunuar.

Por mesa duket, të gjithë e shohin realitetin veç Kryeministrit.

Në fakt kryeministri e ka dhënë një përgjigje konkrete vetëm tani në orët e pasdites, ndërsa komenton me qytetarët në faqen e tij në Facebook.

Për kryeministrin nuk është përdorur dhunë, ose të paktën kjo kuptohet nga përgjigja që i ka kthyer një qytetari.

“Cila dhunë policore? apo e ke me të dëgjuar nga televizori. Eh mor mik ske faj, por do rrosh më gjatë e do më kujtosh për përfaqësimin dhe mospërfaqësimin“, shkruan Rama.


Shtuar 17.05.2020 18:57