Bogdanoviç kërcënon me rikthim të barrikadave
Për serbët po vijnë ditë të vështira, kështu ka deklaruar i ashtuquajturi ministri për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanoviç, tek sa ka ftuar të mërkurën serbët e veriut në unitet.

Sipas tij, Prishtina po kërcënon seriozisht me dërgimin e doganierëve në pikat kufitare dhe marrjen e këtyre pikave nën kontroll të saj, andaj uniteti i popullatës serbe të Kosovës në këto momente është i nevojshëm si kurrë më parë.


Ai theksoi se disa nga përfaqësuesit e partive opozitare për arsye politike ditëve të fundit janë duke rrënuar këtë unitet të popullatës, dhe në momentet më të vështira po sulmojnë shtetin.

“Është i papranueshëm fakti se në këto momente ka njerëz të cilët mendojnë ‘sa më keq, aq më mirë’ dhe të cilët tentojnë të keqpërdorin pozitën e vështirë të serbëve në Kosovë”, ka thënë Bogdanoviç.

Sipas Kosovapress-it ai ka porositur se serbët do të mbrojnë interesat e tyre në Kosovë në mënyrë të qetë dhe të dinjitetshme, por nuk përjashtoi mundësinë e rikthimit të barrikadave në rast se Prishtina tenton, siç tha ai dhunshëm, dërgimin e doganierëve në pikat kufitare. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2011, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori