BMW-ja përplas motorin në Tiranë, 2 të plagosur rëndë
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një mjet tip “BMW” është përplasur me një motor në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Dy persona janë plagosur dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën, pasi kanë marrë plagë të rënda sipas JOQ.

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se ka qenë motori shkaku i këtij aksidenti, pasi ka tentuar të kalojë drejt, pa bërë rrethrotullimin.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.
Shtuar më 16/10/2017, ora 20:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori