BMW 40 milion lekë dhe 11 llogari bankare: Bosi në krye të AKU që duhet të kontrollojë ushqimet
Cilësia e ushqimeve është kthyer në një problem tepër të mprehtë në Shqipëri ku kanceri ka arritur në shifra alarmante, ndërsa kudo shiten produkte me hormone dhe helme të ndryshme.

Situata duket të jetë tepër alarmante, ndërsa organi përgjegjës i shtetit që duhet të bëjë kontrollin e tregjeve duket të jetë jo funksional, shkruan Albeu.com.

Qeveria emëroi në krye të AKU-së Agron Hetojën, i cili kaloi atje pas një eksperience të gjatë në drejtimin e Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë.

Referuar të dhënave të deklaruara prej tij në ILDKPI të publikuara nga OpenData, drejtori i ri duket të jetë mjaft i kamur me një numër të madh llogarish bankare brenda dhe jashtë vendit si edhe pronari i një makine BMW e blerë 4 000 000 lekë.

PASURIA E DREJTORIT TË AKU PËRGJEGJËSE PËR KONTROLLIN E USHQIMEVE

Prona të paluajtshme

-Pronar i një apartamenti në Tiranë me sip. 143.45 m2 blerë me 39 000 dollarë kursime nga puna në FAO për periudhën 1995-2006 dhe rivlerësuar në vitin 2012 në vlerën 25 000 000 lekë. Vlera 5 460 000 lekë.

Para CASH në llogari bankare

1) Gjendja e depozitës bankare me afat në Intesa Sanpaolo Bank, kursime nga puna, është 18 592.53 euro.
2) Gjendja e depozitës bankare me afat në Credins, kursime nga puna, është 17 500.27 euro.
3) Gjendja e depozitës bankare me afat në Veneto Bank, kursime nga puna, është 17 500 euro.
4) Gjendja e depozitës bankare me afat në Societe General, kursime nga puna, është 17 500 euro.
5) Gjendja e depozitës bankare me afat në Credit Agricole Bank, kursime nga puna, është 17 501.17 euro.
6) Gjendja e depozitës bankare me afat (e përbashkët me mbesën), në Intesa Sanpaolo Bank, kursime nga puna, është 18 988.48 euro, pjesa takuese 50 %.
7) Gjendja e depozitës bankare me afat në BKT (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili), kursime familjare, është 27 458.44 euro.
8) Gjendja e depozitës bankare me afat në Union Bank (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili), kursime familjare, është 21 680 euro.
9) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank, kursime nga puna, është 41.55 euro.
10) Gjendja e llogarisë rrjedhëse pranë RBC-Royal Bank of Canada, kursime nga puna, është 10 360.03 CAD.
11) Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Credit Agricole Bank, kursime nga puna, është 17 501.17 euro.
12) Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Credins, kursime familjare, është 18 051.29 euro.
13) Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Veneto Bank, kursime familjare, është 17 502.75 euro.

Makinë
Pronar i një veture tip 'BMW 211 E 220 CDI' blerë në qershor 2010 me kursime nga puna, vlera 4 000 000 lekë.

Të tjera
1) Depozita bankare në Intesa Sanpaolo Bank është prishur dhe fondi 19 241.01 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).
2) Depozita bankare në Credins Bank është prishur dhe fondi 18 378 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).
3) Depozita bankare në Veneto Bank është prishur dhe fondi 17 994.49 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).
4) Gjendja e depozitës bankare në Societe General është 17 906.14 euro.
5) Depozita bankare në ABI është prishur dhe fondi 17 859.26 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).
6) Depozita bankare në Intesa Sanpaolo Bank është prishur dhe fondi 10 000 euro që ishte si pjesë takuese prej 50 % e depozitës + shtesa nga llogaria rrjedhëse po në këtë bankë, është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).
7) Depozita bankare në BKT (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili) është prishur dhe fondi 28 799.93 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).
8) Depozita bankare në Union Bank (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili) është prishur dhe fondi 21 000 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).
9) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank është pakësuar në 42.2 euro.
10) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në RBC-Royal Bank of Canada është pakësuar në 15 628.8 CAD.
11) Bashkëshortët kanë deklaruar ndryshime gjendje depozite për shkak të pagesave për një Kontratë Sipërmarrje, por nuk kanë përshkruar Objektin e Sipërmarrës, Vlerën e të Drejtave Reale dhe palën Kontrakture në Sipërmarrje.
11) Gjendja e llogarisë së pagës në Intesa Sanpaolo Bank është pakësuar në 1 641 280.38 lekë.
12) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank është pakësuar në 30 000.43 euro si rrjedhojë e pagesës pjesore për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe). Gjendja më 31.12.2016 ishte 43 828.6 euro).
13) Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Bankën Amerikane të Investimeve është 17 863.77 euro.
14) Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, depozita bankare në Credins Bank është prishur dhe fondi 19 362 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).
15) Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, depozita bankare në Veneto Bank është prishur dhe fondi 17 873.78 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).
16) Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e llogarisë së kursimit në Intesa Sanpaolo Bank në emër të vajzës, Znj. Ardea Hetoja është 10 693.27 lekë.
17) Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e llogarisë së pagës në BKT është 286 354.87 lekë.
18) Vajza, Znj. Arnela Hetoja, gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank është 10 646.14 lekë.

Shtuar më 25/04/2019, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori