Blogeri me famë botërore çuditet nga ky fenomen unik i Shqipërisë (VIDEO)
Një nga blogerët më të famshëm në botë, Nuseir Yassin, ka vizituar Shqipërinë.

Atij i ka bërë përshtypje nga vendi ynë, numri i madh i kafeneve, të cilat sipas tij, janë shumë të lira.

Megjithatë, Yassin është habitur që në Shqipëri nuk ka Starbucks.

Yassin ndërkohë vë në dukje edhe mikëpritjen e shqiptarëve, që sipas tij, është një arsye më shumë për ta vizituar Shqipërinë.

Në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Yassin numëron mbi 9 milion ndjekës.

Ai është bërë i njohur për shkak të videove të shkurtra njëminutëshe, që publikon nga shtete të ndryshme.

Dhe një të tillë, e ka publikuar edhe për Shqipërinë, që ka marrë miliona klikime.
Shtuar më 19/10/2018, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori