Kuvendi ka miratuar me 97 vota ndryshimin në Kodin Zgjedhor.
Deputetja Rudina
Hajdari e ka kundërshtuar këtë draft duke e cilësuar një mashtrim dhe fals elektoral, ndërsa gjatë seancës ka bllokuar edhe
foltoren e parlamentit.
Duke sqaruar këtë situatë, pas largimit nga salla e kuvendit
deputetja tha se ishte përpjekur ta
ndalonte këtë votim.
“Po i shërbente vetëm një grupi njerëzish, kur kishte shansin të
ndalonte seancën dhe të bënte një reflektim mbi atë propozim të PS. Formula e tyre ishte një formulë mashtrimi dhe falsi electoral. Ndaj e bllokova
foltoren”, tha
Hajdari duke shtuar se përfaqësuesit opozitarë në kuvend janë aty rastësisht. “Unë mbaj përgjegjësi për veten time, për votën time. Unë u mundova me të gjitha mënyrat për ta ndaluar këtë farsë”, tha
Hajdari.
Shtuar më 05/10/2020,
ora 14:16