Bllokohen 31 ton kripë, pa jod
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi të konsiderueshme kripe, prej 31 tonësh, e cila ka rezultuar se tregtohej nën nivelin e normës së Jodit që lejohet nga ligji.

Pamjaftueshmëria e Jodit në organizimin e njeriut sjell çrregullime të gjëra, të cilat ndikojnë në zhvillimin intelektual dhe fizik të tij duke sjellë prapambetje mendore dhe defekte fizike.

Mësohet se abuzimi me nivelin e kësaj lënde në kripë është një shkelje që është përhapur në masë mes operatorëve që tregtojnë, importojnë dhe përpunojnë kripën në Shqipëri. Ngarkesa e bllokuar është në pronësi të dy kompanive kryesore në shitjen e kripës.

Në total Autoriteti i Ushqimit ka gjobitur subjektet me 2.6 milionë lekë dhe ka urdhëruar tërheqjen e mallit nga tregu. Vetë qeveria ka ndërmarrë po ashtu një nismë për të ashpërsuar Kodin Penal për falsifikimet dhe mashtrimet me sigurinë ushqimore, duke tentuar që të ndalojë abuzimet që bëhen në këtë fushë. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2019, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori