Bllokimi i pasaportës së Tahirit, reagon avokati Maks Haxhia
Avokati mbrojtës i Saimir Tahirit, Maks Haxhia ka reaguar sot vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’i bllokuar pasaportën Saimir Tahirit dhe mundësinë për të udhëtuar jashtë territorit të vendit.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia e ka cilësuar si qesharak këtë vendin të marrë nga Gjykata, duke shtuar se në argumentat e Prokurorisë nuk ka asgjë të re.

Kjo është qesharakja e kërkesës dhe vendimit që mbahet si kofini pas të vjelave. Si shërben hetimit për t’i dalë çështjes deri në fund. Patjetër që Tahiri do shkoj në seancë. Do kundërshtojmë këtë vendim që është i pabazuar në ligj.

Ka një argument ketë të vetëm që kjo masë nuk përshtatet me hetimin. Kjo masë erdhi sot dhe aj pasi të depozitohet, do merret pasaporta”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2017, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori