Ish-kryeparlamentarja Jozefina
Topalli ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në lidhje me ndjeshjen Serbi-Shqipëri. Kujtojmë këtu se pak orë para ndeshjes, forcat serbe të sigurisë kanë nisur zbatimin e masave ekstreme të sigurisë.
"Të
luash futboll me këmbë është një gjë, por të
luash me zemër siç pritet sot nga djemtë tonë është krejt një gjë tjetër!
Pengimi i tifozëve, ndalimi i simboleve tona, shoqërimi me polic i djemve të kombëtares tonë të futbollit, zëvendësimi i emrit Albania me digitalb, e çdo pengesë tjetër vetëm bën efektin e kundërt!
Me zemër urojmë fitore skuadrës sonë!". /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2014,
ora 17:56