Blindohet Parlamenti, qytetarët thirren të vijnë me maska kundra-gaz (FOTO LAJM)

Ditën e sotme opozita e bashkuar do të protestojë përpara Parlamentit për të rrëzuar Kryeministrin Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Përfaqësuesit e opozitës i kanë bërë thirrje të gvjithëve të jenë në shesh pavarësisht se Policia e Shtetit e ka mohuar lejen për protestën.

sigurisht nje nga problemet që hasën protestuesit edhe në protestat e kaluara ishte përdorimi nga ana e Policisë e gazit lotsjellës.

Për këtë arsye opozita ka kërkuar që qytetarët të vijnë me maska anti gaz.

Ndërkohë Parlamenti është mbrojtur me një kordon skelash për të ndaluar qytetarët të hyjnë në Parlament ndersa vendi përreth është blinduar me kamera. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori