Blindohet Lazarati, forcat RENEA me helikopter drejt Lazaratit (FOTO-VIDEO)
UPDATE - Forcat e Policisë së Shtetit po vijojnë me depërtimin hap pas hapi për në brendësi të fshatit Lazarat, duke ushtruar kontrolle në territoret e banesave, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës. Gjatë ditës së sotme forcat e policisë kanë arritur të asgjesojnë 287 kg marijuanë.

Ndërkohë edhe forcat RENEA tashmë janë në Lazarat ndërsa atje janë transferuar me helikopter.

Gjatë veprimeve në terren forcat policore janë të pajisura me mjete të posaçme për veprime kundër grupeve dhe bandave të armatosura dhe armatim i rëndë për t’iu përgjigjur reagimit me armë të grupit kriminal.Për transportin e forcave dhe të pajisjeve policore janë përdorur dhe helikopterët.

Gjatë paradites së sotme është ushtruar kontroll në territoret e një numri të konsiderueshëm banesash dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin, ku forcat e policisë kanë depërtuar në zonë. /albeu.com/
Blindohet Lazarati, në ndihmë të forcave speciale edhe helikopterë

Shtuar më 19/06/2014, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori