Bleona Qereti me tone të ashpra: Mediat më shkatërruan martesën (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti ka vendosur që të mbajë sa më private jetën e saj personale.

Në një intervistë për “PolitikOn”, në RTV Ora ajo është shprehur se mediat kanë cënuar jetën e saj private duke shkatërruar edhe martesën e parë me Gani Bardhën.

Më tej Bleona është ndalur edhe tek fenomeni i rrjeteve sociale, teksa ka thënë se modelet e Instagram-it financohen nga lekët e dregës.

“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës dhe ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri. E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua. Të gjithë e dinë që jetoj jetë private të shëndetshme. Nëse shkoj në klube, ndodh sepse është koncerti im në 99% të rasteve. Është e tmerrshme që emri im bëhet prototip i kategorisë së gabuar kur në Shqipëri ke të gjitha modelet e Instagram-it, artistet me famë botërore të Instagram-it me like dhe folloëer-sa fallco që financohen nga lekët e drogës. Ke shumë emra të tjerë që mund të përmendësh si prototip në atë lloj kategorie, por mos përmend emrin tim sepse unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e këtyre gjërave. Nëse juve iu është bërë normale që njerëzit me lekët e drogës bëjnë jetën luksoze që njerëzit e thjeshtë nuk e përballojnë dot, ju duket që është normale ajo që ndodh në Shqipëri. Një njeri duhet t’iu zgjojë nga gjumi", është shprehur Bleona.

Shtuar më 11/11/2020, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori