Blendi Klosi gënjen publikisht, merr gjelin Putinit dhe e bën shqiptar (FOTO LAJM)

Postimi i Klosit
Pëlqej
Në garën e propagandës në rrjetet sociale të qeveritareve dhe institucioneve publike në Shqipëri po ndodhin edhe mjaft faulle, të cilat herë me dashje dhe shpesh nga padituria përpiqen që t'i hedhin hi syve qytetarëve.

Kësaj radhe ishte ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tentoi të lavdërohej se moratoriumi i gjuetisë kishte dhënë efekte edhe tek gjeli i egër, postim të cilin e shoqëroi edhe me një foto, e cila ishte shkrepur në Parkun Kombëtar të Tomorit.

Në fakt, nga një kërkim i thjesht në Google del se ajo foto është shkepur në Rusi dhe gjeli nuk është një gjel shqiptar nga Mali i Tomorit por një gjel bukurosh rus mijëra dhe mijëra kilometra larg nga Shqipëria, pikërisht në gadishullin e Kamchatka-s në veri të Japonisë.

Klosi e fshiu më pas postimin, megjithatë mesazhi i të ushqyerit të "deleve" me lugën bosh, mbeti. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2018, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori