Vritet në atentat miku i Çapjave, avokat i Shullazit
Blendi Fevziu është i adoptuar? Çfarë konfirmon ai
Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të njohur dhe më të suksesshëm në Shqipëri.

Së fundmi Blendi ka qenë sot i ftuari i Rudina Dembacajt, ku ka treguar më shumë rreth jetës së tij jashtë ekranit dhe pasionit për udhëtimet dhe për të shkruar librat.

Ai tregoi se një nga pengjet e tij është të shkruajë për bisedat me stërgjyshet e tij.

Blendi për herë të parë i është përgjigjur dhe tashethemeve që janë hedhur në drejtim të tij se ka qenë një fëmijë i adoptuar.

Gazetari ka dhënë sqarimin e tij si më poshtë:

Jo s’është fare e vërtetë, s’ka lidhje. Në shtëpinë ku ne rrinim, kishim një dhomë tepër, që ja kishim dhënë një qiraxhiu. Pas dy vitesh pasi u largua qiraxhiu i parë, dikush u kujtua që ne kishim tepër një dhomë dhe donin të na sillnin një tjetër. Kështu që unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne, kjo ishte historia u bëmë dy kurora për të mbajtur shtëpinë. Nuk ka pasur adoptim, ndarja e kurorave për tollona dhe shtëpi ka qenë normale atë kohë.
Shtuar më 21/10/2018, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori