"Paret se do të q* motrën": Publikohen pamjet, si e kërcënoi Haxholli oficerin para se ai ta eliminonte (VIDEO)
Pak kohë më parë, një ngjarje e rëndë lidhur me krimin për pasion tronditi jo vetëm Kavajën por gjithë vendin.

Në banesën e Marsida Qatjaa u ekzekutua shtetasi Dritan Haxholli nga oficeri Bledar Toçi, i cili mbeti i plagosur.

Në deklaratat e bëra në polici u tha se dy personat nuk kishin miqësi apo njohje të afërta me njëri-tjerrin, por më pas qarkulloi një foto e të dyve me armë në dorë, çka dëshmoi të kundërtën.

Por duket se sërish ngjarja do të marrë një tjetër rrjedhë lidhur me hedhjen dritë të shkaqeve që çuan në vrasjen e Haxhollit, dhe sulmin që ky i fundit bërë në shtëpinë e Marsida Qatjes, ku ndodhej edhe Bledar Toçi, mbi të cilin ai shkrepi armën.

Në këto pamje të publikuar sot nga JOQ, shfaqet pas kamerës së telefonit duke xhiruar një mikun e tij, Dritan Haxholli, ndërsa personi tjetër me armë në dorë, bën batuta sesi do t’i drejtohet Toçit për t’i kërkuar paratë.

“Bled Toçi, paret se do të q** motrën”, dëgjohet të thotë personi, ndërsa të dy së bashku me Haxhollin qeshin me skenën në fjalë.


Shtuar më 25/10/2019, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori