"Bjeri bjeri se i bie bukur": Rama i përgjigjet komentuesit
Kryeminsitri Edi Rama teksa në konferencën që po mban sot ka përmendur dhe procesin e rindërtimit.

Ndërkohë që ai ishte online, nuk mungoi as komenti i një prej ndjekësve i cili u shpreh:

Bjeri bjeri se i bje bukur, po bën shkolla me lekë borxh”.

Ndërkohë që Rama iu përgjigj: Shkolla po bëhen me lekë borxh?! Asnjë shkollë në RSH nuk po ndërtohet me lekë borxh po me lekët tona të buxhetit. Asnjë lekë borxh.

Po ashtu Rama reagoi edhe në lidhje uljen e taksave, ku tha se deri në vitin 2029, nëse ai do të jetë në pushtet nuk do të ketë TVSH për biznesin e vogël.

“Ne jemi kujtuar për uljen e taksave në fund të vitit 2013. Kemi premtuar përgjysmimin e taksës së biznesit të vogël dhe kemi ulur me paketën e parë fiskale gjysmë për gjysmë, taksën për biznesin e vogël. Ulja e tanishme nuk është një premtim është fakt i kryer. E kemi dhënë premtimin para se të vinte karantina e përgjithshme. Ne deri në vitin 2029 do të garantojmë duke pasur njëkohësisht edhe të drejtën nga shqiptarët, që nuk do të ketë TVSH për biznesin e vogël. Ne e kemi bërë ligj nuk është premtim. Ne këtë do ta mbajmë deri në vitin 2029.

Shtuar më 29/09/2020, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori