Biznesmenia në Lazarat tregon si u dhunua nga nipi i bashkëshortit (VIDEO)
Mëngjesin e sotëm, u raportua një ngjarje e cila i përket ditës së djeshme ku një biznesmene në Lazarat është dhunuar.

Mësohet se biznesmenia është Lavdie Buzheri, 68-vjeçe ndërsa dhunuesi 35 vjeçari Alfons Buzheri, konkretisht nipi i burrit të saj.

Biznesmenia është shprehur se i është nënshtruar një kontrolli të plotë mjekësor por ndien dhimbje në gjithë trupin për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj.

68 vjeçarja tregon se si ndodhi ngjarja teksa thotë se është sipërmarëse e një fabrike që prodhon tela nga ku po ngarkohej një makinë.

Gruaja shprehet se i ka kërkuar mos ngarkojnë mallin por askush nuk e dëgjoi dhe madje e dhunuan. Më tej, e dhunuara ka dëshmuar se e njeh agresorin pasi është i afërm i bashkëshortit të saj.

Intervista per Abcnews me të dhunuarën në spital:

E dhunuara: Po ngarkohej një makinë shkova dhe bëra filmime atje dhe i thashë mos ngarkoni se është mall i firmës time

Gazetarja: Ju çfarë biznesni keni?

E dhunuara: Unë kam një fabrikë dhe jam administratore. Këta janë futur me forcë atje dhe jemi në proces gjyqësor me ta, por është fimra është prona ime dhe flasin gjithçka në emrin tim. Më morën me forcë, u futën me forcë…

Gazetarja: Sa veta ishin dhe kur ka ndodhur ngjarja?

E dhunuara: Vajti disa kohë që ka ndodhur kjo ngjarje, që në gusht mos gaboj.

Gazetarja: Ju kur u dhunuat?

E dhunuara: Unë jam dhunuar dje.

Gazetarja: Në çfarë ore?

E dhunuara: Me saktësi se di por besoj nga ora 10.00. Pashë makinën atje sepse është puna ime dhe biznesi im. Mora telefonin dhe u drejtova për tek puna. Kanë vënë një polic privat dhe i them do bëj foto, bëj më tha, pastaj u futa brenda. U futa brenda bëra foto, i them edhe tregtarit shkarko mallin që ke dhe hedhur në makinë, nuk e shkarkoi nuk më dëgjoi. I them edhe atij tjetrit, të vëllait të atij që më dhunoi, çfarë bën i thashë mos shit mallin e firmës sime se nuk e ke tëndin. Vazhdoi punën ai e shiti mallin, u largua makima.Ndërsa unë shkova në zyrën në të cilën punoja dhe u ula në tavolinë, aty vjen ky zotëria që më dhunoi. E njoh se është nipi i burrit.













Shtuar më 19/11/2019, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori