I riu i bëhet makth ish-të dashurës në Tiranë, e përndjek dhe i thyen xhamin e makinës

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përndjekur ish-të dashurën e tij në Tiranë.

Policia bën me dije se i riu pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Xh. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte“- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale./albeu.com/


Shtuar 3.04.2023 10:36