Biznesmeni i kërcënuar nga Shullazi: Më tha do të të vras
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër arreste për Emiliano Shullazin, Gilmando Danin dhe për Blerim Shullazin.

Këta persona akuzohen për krijim të organizatës kriminale, gjobëvënie dhe për shkatërrim prone.

Akuzat janë ngritur nga ana e biznesmenit Arjan Zika.

Ai ka thënë në polici se Emiliano Shullazi e kishte kërcënuar me jetë në rast se tokën që e kishte blerë përpara disa viteve nuk e riblente me vlerën të cilën toka e arrin sot.

"Emiliano më tha: Ose blije tokën me çmimin e tregut të sotëm ose ndryshe do të të vras", ka thënë Zika përpara forcave policore.

Pasi biznesmeni ka refuzxuar ta riblejë tokën, atij i është vënë eksploziv në dyqan më datë 13 mars.

Gjithashtu Shullazi po hetohet edhe për kërcënime të vazhdueshme që kishin për qëllim përfitimin e padrejtë të pasurisë. /Albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori