Bizneset të hapin llogari bankare, në të kundërt gjoba
Qeveria ka propozuar një projektligj të ri cili kërkon hapjen e llogarive bankare nga ccdo biznes, pasi në të kundërt do të ndëshkohen me gjoba.

Arben Ahmetaj i kërkoi ministrisë së financave të detyrojë bankat që të ulin komisionet.

“Uluni urgjentisht me guvernatorin që të detyroni bankat për të ulur koston e hapjes dhe mirëmbajtjes së llogarive. Sepse tani ne po detyrojmë mijëra biznese të vogla të hapin llogari bankare me ligj dhe nuk mund t’ju ngarkojmë këtë kosto”, tha ai.

Qeveria kishte propozuar masën e ndëshkimit me gjoba duke filluar nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë në varësi të xhiros. Por me propozim të Ahmetajt komisioni vendosi që ti përgjysmonte ato.

Sipas variantit final të miratuar, për bizneset me xhiro nga 2 milionë deri në 8 milionë lekë në vit gjoba për moshapje llogari bankare do të jetë 25 mijë lekë. Për ato me xhiro mbi 8 milionë lekë në vit gjobat do të jenë 50 mijë lekë, ndërsa për organizatat jofitmprurëse 37 mijë e 500 lekë.

Sipas qeverisë ky projektligj vjen në bazë të kërkesave të bashkimit europian.
Shtuar më 05/06/2019, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori