Bisedimet Kosovë-Serbi, EULEX pjesë e dialogut
Pëlqej
EULEX
Misioni EULEX do të marrë pjesë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim lehtësimin e dialogut mes dy vendeve. Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Koha Ditore”, sipas të cilës urdhëri për këtë angazhim është dhënë nga shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Sipas burimit, zyra e baroneshës është duke përgatitur të gjitha cështjet rreth dialogut, që sipas gjasave do të nisë pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Kosovë.

Por ndërkohë, përfaqësues të EULEX-it kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj këtij vendimi, pasi sipas tyre ky mision duhet të angazhohet vetëm tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Shtuar më 20/11/2010, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori