Bill Gates parashikon një tjetër pandemi: Po patëm fat, do të vijë brenda 20 viteve
Bill Gates parashikon se bota do të përballet sërish me një pandemi tjetër, por që nuk do të shkaktojë dëme sa COVID-19.

Në një bashkëbisedim në radio me aktoren Rashida Jones dhe me epidemiologun amerikan Anthony Fauci, Gates u shpreh se pandemia e radhës, “po patëm fat, do të vijë brenda 20 viteve”. Por, bashkëthemeluesi i Microsoft nuk përjashton mundësinë që të vijë edhe brenda 3 viteve.

Gates mendon se pandemia e radhës nuk do të ketë ndikimin shkatërrues që pati koronavirusi, pasi këtë herë do të përgjigjemi më shpejt dhe do të kemi pajisje më të mira testuese.

“U praktikuam tashmë dhe mendoj se në pandeminë e radhës do të përgjigjemi të gjithë siç bëri në fillim Koreja e Jugut apo Australia. Gjithashtu, do të kemi pajisje testuese më të mira. Nuk besoj të tregohemi budallenj herën e dytë” tha Gates.

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, më herët ka thënë se pandemia COVID-19 do të marrë fund në vitin 2022. Por, ai ka qenë optimist për krijimin e shpejtë të vaksinës. “Pandemia do të përfundojë brenda dy vitesh. Por, brenda fundit të vitit mund të kemi 3 vaksina të autorizuara”, është shprehur ai.
Shtuar më 23/11/2020, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori