Rrëzohet mbikalimi në Shkodër, struktura e hekurit bie mbi rrugë pasi e përplasi një eskavator

Në hyrje të Shkodrës, si pasojë e një aksidenti, mbikalimi është rrëzuar.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen e Bahçallëkut, ku një eskavator i ngarkuar është përplasur me mbikalimin, duke e rrëzuar atë mbi rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti dhe rrëzimi i mbikalimit nuk ka të lënduar, ndërsa rruga është bllokuar për momentin duke devijuar trafikun./albeu.com


Shtuar 3.02.2023 12:17