Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, në autostradën Athinë-Korinth. Si psojë e përplasjes së një mjeti me një motor ka humbur jetën një 28-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i veturës i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes është pikasur nga policia, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur rasti, raportojnë mediat athinase.


Shtuar 11.09.2023 10:42