Bilanc tragjik nga sulmi terrorist në Stamboll, 36 të vrarë e 147 të plagosur
UPDATE - Ka shkuar në 36 numri i personava qe kanë mbetur të vrarë dhe mbi 147 të tjerë janë plagosur nga një sulm terrorist në aeroportin e Stambollit, raportojnë mediat turke.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag ka bërë të ditur për CNN se dhe dy terroristët që kanë kryer sulmin kanë hedhur veten në erë.

Bozdag ka thënë se një prej terroristëve fillimisht hapi zjarr me kallashnikov para se të hidhte veten në erë në hyrjen e aeroportit.

Ndodhën dy shpërthime me bombë. Njëri ndodhi pak metra jashtë terminalit, ndërsa shpërthimi tjetër ishte në portën e sigurisë për në aeroport.

Sipas informacionit të autoriteteve turke asnjë nga shpërthimet nuk ka ndodhur brenda ndërtesës së aeroportit.

“Reuters”, raporton se policia ka hapur zjarr ndaj të dyshuarve në hyrje të aeroportit. /Albeu.com/

Shtuar më 29/06/2016, ora 01:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori