Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe 12 të plagosur nga djegia e autobusit (FOTO LAJM)

Gjatë mesditës janë zbardhur identitetet e 30 personave që ndodheshin në autobusin që u dogj në qendër të Krujës.

Autobusi me përfaqësues të Kishës Ortodokse ishte nisur nga Vlora për eskursion në qytetin e Krujës, kur ndodhi ngjarja.

Policia konfirmon vdekjen e një gruaje e cila ka mbetur e karbonizuar brenda në mjet, si dhe plagosjen e 12 të tjerëve, ku njëri prej tyre ndërroi jetë në spital, si pasojë e djegieve të shumta, duke e rritur në dy numrin e viktimave nga kjo ngjarje tragjike. /albeu.com/

Shtuar më 27/05/2016, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori